Aksident me vdekje në Shkodër

Kronikë e zezë

Aksident me vdekje në Shkodër

Më: 30 dhjetor 2016 Në ora: 19:36
Ilustrim

Pasditen e sotme rreth orës 18.20, në aksin rrugor Shkodër - Mjedë, tek kryqezimi i Mjedës ka ndodhur një aksident rrugor me pasojë vdekjen.

Shërbimet e policisë dhe autoambulanca konstatuar se automjeti tip "Volsvagen" me targë AA 232 NK, me drejtues  Lazer Gjergji, 30 vjeç, banues në Vau Dejës, ka përplasur këmbësorin Lodovik Ejlli, 56 vjeç, banues në Shkodër, i cili ka gjetur vdekjen rrugës për në spitalin rajonal Shkodër si pasojë e plagëve të marra.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambjentet e komisariatit të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat