Një vit pasi ishte kapur në Tiranë, është ekstraduar për në Itali. Bëhet fjalë për shqiptarin Ilir Hysa të dënuar me 10 vite burg në Itali për trafik droge.
Burime nga policia thanë se dy ditë më parë e kanë ekstraduar Hysën drejt Italisë, ku do të vuajë dënimin e marrë në Trento.
Në orën 11:45, me linjën ajrore Tiranë-Romë është ekstraduar dhe iu dorëzua oficerëve të policisë Italiane, shqiptari në kërkim Ilir Hysa, 33 vjeç, banues në Tiranë.
Gjykata e Trentos, Itali, ka urdhëruar ndalimin e tij, për veprat penale "Trafik i lëndëve narkotike" si dhe e ka dënuar me 10 vite e 5 muaj burg.
Hysaj tani i duhet që të vuajë dënimin.