Ky është 18-vjeçari që ka kryer rekord vjedhjesh

Kronikë e zezë

Ky është 18-vjeçari që ka kryer rekord vjedhjesh

Më: 2 janar 2017 Në ora: 15:47
Mikael Hasani, 18 vjeç i dënuar me 2 vite burg për disa vjedhje në Tiranë

Ky është Mikael Hasani, 18 vjeç i dënuar me 2 vite burg për disa vjedhje në Tiranë. 

I riu ka treguar detajet se si kryente grabitjet, duke u shfrytëzuar nga disa të rritur, kur ishte vetëm 16-vjeç. 

Shuma më e madhe që i dënuari ka arritur të vjedhë në një banesë ka qene rreth 300 mijë lekë, para të cilat u ndanë në mënyrë të barabartë me 3 pjesëtarët e tjerë të grupit. Për Mikaelin, koha kur kryente vjedhje banesash në kryeqytet i përket të së shkuarës, pasi tani është student në vitin e parë ne fakultetin e Shkencave të Natyrës.

Grabitjet e banesave dhe e dyqaneve ne Tiranë kanë shënuar rritje gjatë vitit 2016. Sipas policisë, janë vjedhur rreth 500 shtëpi banimi e po kështu 300 biznese private. Piku i grabitjeve shënohet në muajin dhjetor ku regjistrohen pothuajse 4 vjedhje ne ditë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat