Aksident në Prishtinë

Kronikë e zezë

Aksident në Prishtinë

Nga: Bota sot Më: 3 janar 2017 Në ora: 09:55
Foto nga vendi ngjarjes

Dy vetura janë përfshirë në një aksident, mëngjesin e të martës.

Aksidenti ka ndodhur te rrethrrotullimi në lagjen Emshir, shkruan Bota sot.

Në fotografitë nga vendi i ngjarjes, të dërguara në redaksinë e gazetës Bota sot, shihen veturat që janë përplasur.

Raportohet se ka vetëm dëme materiale dhe jo lëndime në njerëz.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, për të hetuar shkaqet e aksidentit./BS/

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat