81 aksidente për 24 orë në Kosovë

Kronikë e zezë

81 aksidente për 24 orë në Kosovë

Nga: Bota Sot Më: 4 janar 2017 Në ora: 11:08
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë kanë ndodhur 81 aksidente trafiku.

Sipas raportit policor, 53 prej tyre kanë qenë pa të lënduar, kurse 28 prej tyre me lëndime në njerëz.

Po ashtu, sipas PK-së, gjatë kësaj periudhë janë shqiptuar 731 tiketa trafiku për kundërvajtësit e rregullave të komunikacionit./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat