Gjermania e kërkonte prej një viti, 26-vjeçari nga Kosova kapet në Kukës

Kronikë e zezë

Gjermania e kërkonte prej një viti, 26-vjeçari nga Kosova kapet në Kukës

Më: 4 janar 2017 Në ora: 15:48
Ilustrim

Kushtrim Dragusha (Marku) një 26-vjeçar nga Prishtina (Kosovë) u vu në pranga këtë të mërkurë nga Policia shqiptare. I riu ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane për veprën penale të vjedhjes me dhunë.

Efektivët e policisë kufitare në Morinë të Kukësit, bënë arrestimin e kosovarit me qëllimin ekstradimin e tij.

Gjatë regjistrimit në hyrje të stacionit të pikës kufitare rezultoi se 26-vjeçari ishte person ‘’i shpallur në kërkim ndërkombëtar’’, nga Autoritetet Gjermane.

Gjykata Lokale e Ahrensburg ka lëshuar ndaj tij më 20 janar të 2016-ës, Urdhrin e Arrestit nr. 50 Gs 16/16, për kryerjen e veprës penale “ Vjedhje me dhunë”, parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal Gjerman.

Maksimumi i dënimit për këtë vepër penale është 10 vjet burg.

Materialet procedurale të policisë i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat