Panik në Vlorë, i sëmuri mendor i futet në banesë 56-vjeçarit dhe...

Kronikë e zezë

Panik në Vlorë, i sëmuri mendor i futet në banesë 56-vjeçarit dhe...

Më: 5 janar 2017 Në ora: 17:58
Ilustrim

Momente paniku për një 56-vjeçar në fshatin Tërbaç të Vlorës, ku një person me probleme mendore e ka kanosur me armë zjarri.

F.M., 56 vjeç, banues në fshatin Tërbaç, është paraqitur dje në polici ku ka thanë se të martën, në banesë, është ndjerë i kërcënuar me armë zjarri nga F.B., 46 vjeç.

Ai ka thënë se bashkëfshatari i tij e ka kërcënuar me armë pasi i ka shkuar në banesë. Raportohet se i dyshuari është i sëmurë me probleme mendore dhe se përveç dëshmisë së 56-vjeçarit nuk ekzistojnë prova për kërcënim.

Dosja i është referuar Prokurorisë së Vlorës për vlerësim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat