Arrestohet i arratisuri për vrasje, duhet të vuajë edhe 2 vite burg

Kronikë e zezë

Arrestohet i arratisuri për vrasje, duhet të vuajë edhe 2 vite burg

Më: 6 janar 2017 Në ora: 09:57
Ilustrim

Një person i arratisur është kapur nga policia sepse duhet të vuajë edhe 2 vite e 1 muaj burg.

Burime nga Policia e Fierit kanë bërë të ditur se kanë vënë në pranga 48-vjeçarin Dod Cara  pasi ishte shpallur në kërkim për akuzën e "vrasjes me paramendim".

“Dod Cara, 48 vjeç, banues në lagjen "21 Dhjetori", Tiranë.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Shkodër me vendimin e datës 30 shtator 2009, e ka dënuar këtë person me 14 vjet burg për veprën penale “Vrasje me paramendim”, të cilit i ka mbetur 2 vjet, 1 muaj e 26 ditë burg”, thanë burime zyrtare nga Policia e Fierit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat