Tre të arrestuar për grabitje të armatosur në prillin e vitit që shkoi

Kronikë e zezë

Tre të arrestuar për grabitje të armatosur në prillin e vitit që shkoi

Më: 6 janar 2017 Në ora: 15:13
Ilustrim

Policia e Kosovës në Gjakovë kaq njoftuar se janë arrestuar tre persona si të dyshuar se më 12 prll të vitit që shkoi kanë kryer një grabitje të armatosur.

Ngjarja ka ndodhur në një filial të një agjensioni për transferim të parave, ku persona të maskuar  nën kërcënimin e armëve kishin grabitur  para  në vlerë të konsiderueshme.

Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës dhe kanë pranuar veprën e kryer në bashkëpunim,  po ashtu janë siguruar prova të mjaftueshme që dëshmojnë se personat e njëjtë janë kryes të kësaj vepre.

Të arrestuar janë: T. D. (1995), L. M(1995), F. B. (1996).

Me urdhër të prokurorit të çështjes personat e arrestuar mbahen në ndalim policor, ndërsa ndaj tyre do të ngritët kallëzimi penal ndërsa policia në bashkëpunim me prokurorinë po vazhdojnë me procedurën hetimore./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat