Akull në rrugë, përplasen 8 makina në autostradën Tiranë-Durrës

Kronikë e zezë

Akull në rrugë, përplasen 8 makina në autostradën Tiranë-Durrës

Më: 6 janar 2017 Në ora: 23:05
Ilustrim

8 makina janë përplasur me njëra-tjetrën si pasojë e ngricave në afërsi të Shën Vlashit në autostradën Tiranë-Durrës.

Aksidenti ka ndodhur sot në mbrëmje rreth orës 19:30 dhe shkak është bërë ngrirja e ujit në një pjesë të rrugës.

Më parë Policia e Durrësit apeloi që në këtë segment të hidhet kripë, pasi ngricat dhe akulli po kthehen në burim aksidentesh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat