Shpërndanin drogë në konviktet e Tiranës, pranga 5 të rinjve

Kronikë e zezë

Shpërndanin drogë në konviktet e Tiranës, pranga 5 të rinjve

Më: 7 janar 2017 Në ora: 20:15
Konviktet e Tiranës

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses një operacion të koduar “Nata e Ftohtë”, ku ka vënë në pranga 5 të rinj nga kryeqyteti, pasi shpërndanin lëndë narkotike.

Policia ka njoftuar se të arrestuar janë shtetasit: 

- Klajdi Llapi, 20 vjeç, banues në Tiranë. 

- Dorian Rapushaj , 21 vjeç, banues në Tiranë 

- Marin Tona, 20 vjeç, banues në Tiranë 

- Devi Hajro, 19 vjeç, banues në Tiranë 

- Nimert Hoxhaj, 19 vjeç, banues në Tiranë 

Arrestimi në flagrancë i këtyre shtetasve u bë pasi dyshohej se shpërndanin bimë narkotike kryesisht në godinat e "Qytetit Studenti" në rrugën "Budi". 

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e marrë prej tyre me qera janë gjetur rreth 27 gramë bimë e dyshuar narkotike e llojit Canabis Sattiva e ndarë në procione gati për shitje.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: 

• 27 gramë bimë e dyshuar narkotike e llojit Canabis Sattiva. 

• Dy telefona të markës Iphone 4. 

• Disa qese farmaceutike të tejdukshme. 

• Një automjet i tipit "Opel" në pronësi të shtetasit Marin Tona. 

Materialet i'u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të "Prodhim dhe shitje të narkotikëve e kryer në bashkëpunim‘’,  parashikuar nga Neni 283-25 i Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat