Arrestohet shoferi i autoambulancës, ishte tapë në timon

Kronikë e zezë

Arrestohet shoferi i autoambulancës, ishte tapë në timon

Më: 8 janar 2017 Në ora: 11:50
Ilustrim

Një drejtues i një ambulance është prangosur ditën e djeshme pasi në gjendje të dehur është përplasur me tre automjete të tjera.

Burime nga policia bëjnë me dije se në pranga është vënë Islam Alla, 47 vjeç, banues në Tiranë, drejtues i një autoambulance tek një maternitet në Tiranë.

Mësohet se 47-vjeçari duke drejtuar autoambulancën, në zonën e "Kodrës së Diellit", ka përplasur tre mjete, ku si pasojë e përplasjes ka patur vetëm dëme materiale dhe jo dëme në njerëz.

Policia Rrugore i ka bërë drejtuesit të autoambulancës testin e alkoolit me aparat Dragger, ku ka rezultuar se Islam Alla, drejtonte mjetin nën ndikimin e alkoolit në masën  1.00mg/l.

Gjithashtu janë kryer veprimet e nevojshme administrative dhe përpiluar dokumentacionet për siguracion për zhdëmtimin e tre mjeteve të përplasura nga ky drejtues mjeti.

Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së parë Tiranë, për veprën penale "Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat