Digjet një objekt biznesi në Shtime

Kronikë e zezë

Digjet një objekt biznesi në Shtime

Më: 8 janar 2017 Në ora: 13:30
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një lokal biznesor në komunën e Shtimes, është përfshirë mesditën e sotme nga flakë të mëdha.

Policia e Kosovës në komunën e Ferizajt, përmes majorit Bastri Shabani e kanë konfirmuar lajmin për përfshirjen e qendrës tregtare nga zjarri. Shabani tha se nuk ka të lënduar nga zjarri por vetëm dëme materiale.

“Fatmirësisht nuk kemi të lënduar vetëm dëme materiale”, tha ai.

Shabani bëri të ditur se zjarri ende është duke vazhduar edhe përkundër asaj që komuna e Shtimes ka kërkuar ndihmë nga zjarrfikësit e Ferizajt dhe të Lipjanit.

“Zjarri është ende duke vazhduar, zjarrfikësit janë duke e bërë punën e tyre aq sa po kanë mundësi me shpëtua. Shtimja ka kërkuar nga brigada e zjarrfikësve nga Ferizaj dhe nga Lipjani të cilët ju kanë përgjigje dhe janë duke u munduar të bëjnë të pamundurën megjithatë zjarri po vazhdon”, tha ai.

Përndryshe, deri tash nuk ka të dhëna se si u shkaktua zjarri që kaploi gati gjithë objektin. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat