Arrestohet babai që rreh vajzat dhe djali që dhunon nënën

Kronikë e zezë

Arrestohet babai që rreh vajzat dhe djali që dhunon nënën

Më: 9 janar 2017 Në ora: 10:15
Ilustrim

Një 47-vjeçar me banim në Kavajë dhe një 30-vjeçar me banim në Kavajë u vunë në pranga nga policia pasi akuzohen për dhunë në familje.

Gjatë ditës së djeshme, Adrian M. ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj dy vajzave të tij J.M dhe E.M.

Policia ka plotësuar kërkesë padinë për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme ndaj tyre. 

Ndërkohë 30-vjeçari Gazmend T. akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij, K.T. Edhe në këtë rast policia ka plotësuar urdhrin e mbrojtjes së menjëhershme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat