Hajduti lë klientët e lokalit në lagjen 1 pa pirë kafenë

Kronikë e zezë

Hajduti lë klientët e lokalit në lagjen 1 pa pirë kafenë

Më: 9 janar 2017 Në ora: 11:41
Ilustrim

Kur kanë shkuar në mëngjes për të pirë kafen, klientët e një lokali në një nga lagjet kryesore të qytetit, atë nr.1, kanë mbetur të zhgënjyer.

Hajduti që një natë më parë kishte “vizituar” lokalin në fjalë, kishte vjedhur ekspresin e kafesë.

Si për të mos u larguar vetëm me një gjë nga lokali, që kishte zgjedhur për të vjedhur, ai ka marrë me vete edhe një fresibël.

Policia e Durrësit ka nisur hetimit për identifikimin dhe kapjen e autorit të vjedhjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat