Digjet një shtëpi në qytetin e Ohrit

Kronikë e zezë

Digjet një shtëpi në qytetin e Ohrit

Më: 9 janar 2017 Në ora: 18:20
Ilustrim

Në qytetin e Ohrit është djegur një shtëpi në lagjen Karabegomalla. Për fat të mirë nuk ka të lënduar, pasi që njerëzit kanë arritur që në kohë të dalin nga shtëpia.

Zjarri e ka kapluar shumë shpejtë shtëpinë, ndërkaq në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e zjarrfikësit, që kanë arritur ta lokalizojnë shpejtë zjarrin. Bëhet e ditur se shkaku i shpërthimit të zjarrit ka qenë oxhaku i pa pastruar.

Përndryshe, qytetarët e Maqedonisë janë të obliguar me ligj që dy herë në vit të pastrojnë oxhaqet e shtëpive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat