Zjarr në Ohër, ngelen pa shtëpi

Kronikë e zezë

Zjarr në Ohër, ngelen pa shtëpi

Më: 10 janar 2017 Në ora: 19:46
Ilustrim

Në temperaturat -20 familja Sadiku ka mbetur nën qiell të hapur. Pardje në temperatura polare, zjarri i fuqishëm i’a ka djegur shtëpinë kësaj familje. Zjarri filloi prej oxhakut dhe për një kohë të shkurtë ka përfshirë moblijet dhe veshjet e tyre.

Nën lot familja Sadiku thonë se zjarri nuk do të ishte fatal nëse ekipet e zjarrfikësve, do të kishin ardhur në kohë dhe jo pas gjysëm ore.

Nga ekipi i zjarrfikësve demantojnë se janë vonuar. Ata thonë se kanë intervenuar dhe kanë parandaluar që zjarri të përhapet edhe në shtëpitë fqinje.Në ndërkohë familja Sadiku bën apel për ndihmë, që këto ditë të ftohta të mos i kalojë në rrugë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat