Thyhet akulli i rezervuarit, një fierak bie në ujë. Tjetër viktimë në Pogradec

Kronikë e zezë

Thyhet akulli i rezervuarit, një fierak bie në ujë. Tjetër viktimë në Pogradec

Më: 11 janar 2017 Në ora: 14:19
Ilustrim

Një person dyshohet se ka ndërruar jetë në Pogradec për shkak të të ftohtit. Burime policore thanë se 38-vjeçari Anastas Shuke, është gjetur i pajetë. Dyshimet janë se ai ka ndërruar jetë si pasojë e acarit.

Shuke mësohet se ishte me probleme mendore.

Ndërkaq në Fier, një 40-vjeçar ka rënë në ujërat e ftohta të një rezervuari që kishte ngrirë.

Ngjarja ka ndodhur në Petrovë, ku një 40-vjeçar ka tentuar që të kalojë rezervuarin e ngrirë, por është thyer akulli dhe ai ka rënë brenda.

Nuk dihet ende si është gjendja e tij. Pritet që të mbërrijnë polumbarët për ta nxjerrë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat