Thyhet akulli, mbytet në liqen fëmija 12-vjeç

Kronikë e zezë

Thyhet akulli, mbytet në liqen fëmija 12-vjeç

Më: 11 janar 2017 Në ora: 15:29
Liqeni i Mzezit në Tiranë

Një fëmijë 12-vjeçar ka gjetur vdekjen pasi është mbytur në liqenin e Mzezit, në Tiranë. F.G ka qenë duke luajtur me shokët, ndërsa liqeni kishte ngrirë.

Akulli me një trashësi të vogël, është thyer dhe fëmija ka rënë brenda. Në rrezik ishte dhe motra e tij 15-vjeçare, por ajo fatmirësisht është nxjerrë nga liqeni.

Lajmi konfirmohet zyrtarisht nga policia e Tiranës. Drejt vendit të ngjarjes janë nisur polumbarët e RENEA-s. 

Ende nuk dihet identiteti i fëmijës së mbytur. Më herët gjatë ditës një 40-vjeçar, u mbyt në fshatin Petovë, të Fierit, ndërsa po kalonte sipër rezervuarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat