Një 15-vjeçare nga Tirana është larguar nga banesa pa lënë asnjë adresë për vendndodhjen e saj.
Për këtë arsye, babai i saj, ditën e djeshme ka vajtur në polici dhe ka bërë denoncim për zhdukjen e vajzës.
Mësohet se, 44-vjeçari me iniciale M.P denoncimin e ka bërë ditën e djeshme dhe ende nuk dihet fati i të miturës.
Nga ana tjetër, policia ka nisur hetimet për gjetjen e saj.