Shkodër - Shkon për të mbushur ujë në Buna, zhduket i moshuari

Kronikë e zezë

Shkodër - Shkon për të mbushur ujë në Buna, zhduket i moshuari

Më: 11 janar 2017 Në ora: 18:22
Buna

Një i moshuar është raportuar i humbur nga të afërmit e tij në rrethin e Shkodrës. Shtetasi Filip Shllaku, 70 vjeç, rezulton i zhdukur që prej mbrëmjes së djeshme.

Ai ka shkuar për të marrë ujë për bagëtitë në lumin Buna, por nuk është kthyer më.

Dyshohet se burri ka përfunduar në ujërat e lumit. 70 vjeçari jetonte vetëm në banesë, pasi pjesëtarët e tjerë të familjes ndodhen jashtë vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat