Tre 20-vjeçar nga Tirana futen në dhomën e një hoteli, ja çfarë tentojnë të bëjnë

Kronikë e zezë

Tre 20-vjeçar nga Tirana futen në dhomën e një hoteli, ja çfarë tentojnë të bëjnë

Më: 12 janar 2017 Në ora: 11:44
Ilustrim

Tre 20-vjeçar nga Tirana kanë tentuar që të kryejnë vjedhje në dhomën e një hoteli, por janë arrestuar nga policia.

Mësohet se në pranga janë vënë Erdi Muçllari, 20 vjeç, Ergys Hysejni, 20 vjeç dhe

Oktavian Sala, 20 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Mësohet se ata në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë kryer vjedhje në një dhome hoteli në Tiranë.

Pasi kanë parkuar mjetin në parkimin e hotelit kanë shkuar tek një nga dhomat dhe duke ushtruar forcë kanë hapur derën e dhomës, ku në brendësi të saj kanë marrë disa pije nga mini bari dhe disa aksesor të dhomës, më pas janë larguar me automjetin e tyre.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar:

- Automjeti tip "Mercedes Benz".

Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale "Vjedhja".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat