Përndiqte prej muajsh ish-të dashurën, arrestohet 47 vjeçari fierak

Kronikë e zezë

Përndiqte prej muajsh ish-të dashurën, arrestohet 47 vjeçari fierak

Më: 12 janar 2017 Në ora: 17:46
Ilustrim

Një 47 vjeçar është vënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj ish-të dashurës së tij.

Në pranga ka rënë Renato S., 47 vjeç, banues në Fier. Sipas policisë, ai është arrestuar ditën e djeshme rreth orës 17:00, pasi është denoncuar nga ish-e dashura e tij, shtetasja me iniciale S.L 31 vjeç, me banim në Tiranë, se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj.

Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se 47-vjeçari, ka përndjekur duke ushtruar dhunë psikologjike e fizike ndaj ish të dashurës S.L., 31 vjeçe. Këtë gjë mësohet se 47-vjeçari e ka bërë këtë prej disa muajsh, duke i shkaktuar një gjendje të vazhdueshme ankthi e frike 31-vjeçares.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat