Shqiptari gjen tragjikisht vdekjen në shtëpinë e prindërve në Itali

Kronikë e zezë

Shqiptari gjen tragjikisht vdekjen në shtëpinë e prindërve në Itali

Më: 12 janar 2017 Në ora: 19:27
Gleraldo Ndreca

Një shqiptar 25-vjeçar ka gjetur vdekjen në Moretta të Italisë. Sipas mediave italiane, Gleraldo Ndreca humbi jetën pasi e zuri korrenti ndërsa po merrej me rregullimin e disa pajisje elektrike.

I riu ndodhej në shtëpinë e prindërve të tij në momentin e tragjedisë. Ndërsa pranë tij ishte edhe bashkëshortja. Ajo ka njoftuar menjëherë ambulancën por pavarësisht përpjekjeve të shumta për ta mbajtur në jetë, i riu shqiptar nuk ja ka dalë. 

Pavarësisht se i riu shqiptar është dërguar me helikopter në spital, ai nuk ka mbijetuar.

Familjarët janë marrë në pyetje, ndërsa gjyqtari ka urdhëruar një autopsi për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat