Ndodh edhe kjo, komshiu ia rrënon murin komshiut dhe e rrahë

Kronikë e zezë

Ndodh edhe kjo, komshiu ia rrënon murin komshiut dhe e rrahë

Nga: B.S Më: 13 janar 2017 Në ora: 10:21
Ilustrim

Një incident kriminal ka ndodhur mes dy komshive në Rrugën ‘Sadik Pozhegu’ në Gjakovë. Është dashur të ndërhyjë edhe policia pasi nuk kanë munguar as sulmi fizik.

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti e ka rrënuar murin e oborrit pronë e viktimës të cilin dhe e ka sulmuar fizikisht.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pasi është intervistuar është dërguar në mbajtje.

Policia rastin e ka hapur si kanosje dhe dëmtim i pronës./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat