Arrestohen katër të dyshuar, trafikuan vajza të mitura

Kronikë e zezë

Arrestohen katër të dyshuar, trafikuan vajza të mitura

Nga: B.S Më: 13 janar 2017 Në ora: 14:01
Ilustrim

Departamenti për Krime të Rënda i Policisë së Ferizaj, dje ka realizuar një plan operativo taktik për arrestimin e disa personave nën dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale ,”Trafikim me Njerëz”.

Grupi i dyshuar kriminal, dyshohet se në një lokal në qytetin e Shtimes, ka detyruar tri viktima femra të mitura, të punojnë me qëllim të shfrytëzimit seksual.

Siç bëhet e ditur, Policia ka arrestuar katër të dyshuarit të cilët janë: A.F (1989), RR.M( 1995 )  F.B (1991) dhe  T.L(1972).

Gjatë realizimit të këtij plani policor për arrestimin e të dyshuarve, në cilësi  të prova materiale  janë konfiskuar:  4 (katër) telefona mobil, 1 (një) sprej OC dhe 1 (një) mjet i prehtë thikë.

Gjithashtu  në bashkëpunim me inspektoratin e punës dhe me vendim të prokurorit kompetent është mbyllur lokali i dyshuar në të cilin viktimat kryenin punë të detyruar.    

Viktimat e rastit janë trajtuar në bazë të Procedurave Standarde të Operimit për viktimat e trafikimit dhe të njëjtat janë strehuar.

Të dyshuarit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje për 48 orë./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat