Vret derrat, ia marrin armën

Kronikë e zezë

Vret derrat, ia marrin armën

Më: 13 janar 2017 Në ora: 15:03
Ilustrim

Në orët e pasdites së 12 janarit, një i dyshuar me mbiemër Tixhaj kishte dalë për gjah në bjeshkët e Vrshevcit me ç rast me pushkë gjysmë automatike ka vrarë dy derra të egër.

Pas pranimit të informacionit, hetues policorë nga Suhareka kanë shkuar tek  dyshuari dhe kanë kërkuar armën e zjarrit të cilën pa hezitim ua jep i dyshuari. Arma është pushkë gjysmë automatike me tre fishekë të kalibrit 7.62mm e prodhimit kinez e cila është sekuestruar dhe do t’i kalojë prokurorisë në cilësi të provës materiale. I dyshuari do të kallëzohet në prokurori për veprën penale Gjueti e kundërligjshme dhe Armëmbajtje ilegale 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat