Identifikohet personi që ngiste veturën në sheshin e Prishtinës

Kronikë e zezë

Identifikohet personi që ngiste veturën në sheshin e Prishtinës

Më: 13 janar 2017 Në ora: 15:13
Vetura në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë

Policia ka identifikuar personin që me veturën e tij ka lëvizur nëpër sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Këto pamje ishin publikuar nëpër portale ditë më parë.

 “Ndërkohë që policia ka parë pamjet e tilla, menjëherë ka filluar punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje me fokus zbulimin e identitetit të ngasësit dhe identifikimin   e veturës”, thuhet në komunikatën e Policisë.

 Pas shumë veprimeve të ndërmarra, policia ka identifikuar veturën si dhe  ngasësin e veturës; A. B, mashkull, 21 vjeç, ndaj të cilit menjëherë ka  shqiptuar masën administrative të fletëparaqitjes për gjykatë, për veprimin kundërvajtës në trafik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat