Arrestohen dy të dyshuar që tentuan ta vrasin viktimën e fajdeve

Kronikë e zezë

Arrestohen dy të dyshuar që tentuan ta vrasin viktimën e fajdeve

Më: 13 janar 2017 Në ora: 16:11
Ilustrim

Në vazhdën e hetimit të rastit të vrasjes në tentativë që pati ndodhur me 11 janar, ku në një punëtori në rrugën “Aleksandër Fleming” u plagos nga arma e zjarrit një qytetar (viktimë e fajdeve) e më pas u lëndua edhe me sëpatë, sot janë bastisur dy lokacione dhe janë arrestuar dy të dyshuar.

Gjatë bastisjes janë sekuestruar dëshmi materiale të cilat mund ta ndihmojnë hetimin. Po ashtu janë sekuestruar edhe një sasi fishekësh të armës së zjarrit.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë ndalur nën masën e arrestit policor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat