E përdhunoi në 10 të mëngjesit të Kthesa e Kamzës, si u njohën dy të rinjtë

Kronikë e zezë

E përdhunoi në 10 të mëngjesit të Kthesa e Kamzës, si u njohën dy të rinjtë

Më: 13 janar 2017 Në ora: 16:49
ilustrim

Ditën e sotme një 30 vjeçare ka akuzuar në polici një 32 vjeçar për abuzim seksual. Sipas vajzës ngjarja kishte ndodhur ditën e djeshme rreth orës 10 te Kthesa e Kamzës.

30-vjeçarja sot në Polici ka treguar se abuzuesin e saj e kishte njohur në Facebook para disa kohësh. Dhe ai i kishte dalë para dhe kishte abuzuar me të seksualisht.

Njoftimi i Policisë

Më datë 12.01.2017, është paraqitur në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, shtetasja T. K., 29 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila ka kallzuar se shtetasi: – G. Gj., 31 vjeç, banues në Tiranë. Në afërsi të kthesës së Kamzës, më datë 05.01.2017, ka kryer marrdhënie seksuale, me këtë shtetase kundra dëshirës së saj.

Kjo shtetase ishte njohur në rrjetet sociale me G. Gj., pak kohë më parë. Menjëherë është bërë shpallja në kërkim policor dhe po punohet për kapjen e këtij shtetasi. Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, parashikuar nga Neni 102 i Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat