E njohu në facebook, kamzaliu e përdhunon pas takimit në lokal

Kronikë e zezë

E njohu në facebook, kamzaliu e përdhunon pas takimit në lokal

Më: 14 janar 2017 Në ora: 09:27
ilustrim

Një 32­-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, pasi ndaj tij është bërë një denoncim për përdhunim nga një vajzë, me të cilën ishte njohur në rrjetin social “Facebook”, raporton “Panorama”.

Burime nga Policia thanë se i riu, shtetasi me inicialet G.Gj., ka abuzuar seksualisht me vajzën 29­ vjeçare, pasi e kishin lënë të takoheshin në një lokal. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur disa ditë më parë, në afërsi të Kthesës së Kamzës, rreth orës 10:00 të mëngjesit. Megjithatë e dëmtuara i është drejtuar Policisë duke bërë kallëzim në Komisariatin Nr.3 vetëm mbrëmjen e së enjtes, pasi kishte kaluar gati një javë nga ngjarja. Ajo ka deklaruar në Polici se ishte njohur me të riun në rrjetet sociale disa kohë më parë. Shtetasja me iniciale T.K. ka deklaruar se djali i ka dalë para duke e bezdisur dhe pasi ka abuzuar forcërisht me të, e ka lënë të lirë. Dosja me denoncimin e vajzës është dërguar në Prokurorinë e Tiranës

Njoftimi i Policisë

“Më datë 12 janar është paraqitur në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.3, shtetasja T.K., 29 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila ka kallëzuar se shtetasi G.Gj., 32 vjeç, në afërsi të kthesës së Kamzës, më datë 5 janar ka kryer marrëdhënie seksuale me këtë shtetase kundër dëshirës së saj. Kjo shtetase ishte njohur në rrjetet sociale me G.Gj., pak kohë më parë. Menjëherë është bërë shpallja në kërkim policor dhe po punohet për kapjen e tij. Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, parashikuar nga Neni 102 i Kodit Penal. PANORAMA

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat