Makina kthehet përmbys, plagoset rëndë gruaja shqiptare në Itali

Kronikë e zezë

Makina kthehet përmbys, plagoset rëndë gruaja shqiptare në Itali

Më: 14 janar 2017 Në ora: 22:57
Ilustrim

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në Itali, ku një shqiptare është plagosur rëndë.

41-vjeçarja, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, ishte duke drejtuar makinën e saj tip “Toyota Auris”, kur për arsye që mbeten ende për tu zbardhur, ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rrugës.

Makina është kthyer përmbys në Ziano, Piacenza.

Urgjencat mjekësore kanë transportuar një spital shqiptaren, e cila raportohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat