Djali rreh egërsisht nënën deri sa i dëmton kokën

Kronikë e zezë

Djali rreh egërsisht nënën deri sa i dëmton kokën

Më: 15 janar 2017 Në ora: 10:14
Ilustrim

Një grua nga Mati i Shqipërisë ka pësuar dëmtime të shumta, kryesisht në kokë, si pasojë e dhunës së ushtruar nga i biri.

Markelen Lala, 28 vjeç, banues në fshatin Plan i Bardhë, Klos, gjatë ditës së djeshme në banesën e tij ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës T.Lala, 62 vjeçe.

Si pasojë e goditjeve të ushtruara ndaj saj, i riu i ka shkaktuar dëmtime në kokë të ëmës, e cila është transportuar dhe po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës Tiranë me dëmtime serioze.

Dyshohet se gjithçka ka nisur pas një debati me fjalë ku i riu ka humbur kontrollin dhe është lëshuar egërsisht ndaj 62- vjeçares.

Mësohet se 28- vjeçari i cili u arrestua pas ngjarjes, ka bërë fjalë me të motrën dhe është nisur ta godasë, por në atë moment ka ndërhyrë nëna.

Gruaja, e cila ka dashur të mbrojë të bijën, ka përfunduar e dhunuar nga i biri, duke u rrëzuar në dysheme. Për pasojë ajo ka përplasur kokën në çimento, duke pësuar dëmtime serioze.

Lidhur me këtë ngjarje vijojnë ende hetimet, ndërkohë që materialet i’u referuan Prokurorisë së Matit për veprën penale “Dhunë në familje”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat