Grabitet një bastore në Shkup

Kronikë e zezë

Grabitet një bastore në Shkup

Më: 15 janar 2017 Në ora: 21:33
Ilustrim

Është grabitur bastorja sportive “Sport life” në rr. “Gjorgji Pop Hristov” në Shkup nga dy persona të maskuar tani për tani të panjohur të cilët me pistoletë nga të punësuarit e kanë marrë fitimin ditor, informon sot Ministria e Punëve të Brendshme në Buletinin e rregullt.

Grabitjen mbrëmë rreth orës 20:30 e ka paraqitur një i punësuar në bastore. Sipas paraqitjes, grabitësit e maskuar e kanë thyer xhamin e sportelit dhe me kërcënim me pistoletë u kanë urdhëruar  të punësuarve fitimin ditor ta vendosin në një qese dhe më pas janë larguar. Kanë marrë sasi të pakonfirmuar parash.

Ndërmerren masa për gjetjen e autorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat