Arratiset nga burgu i sigurisë së lartë, pasi e drogoi dhe ia vodhi rrobat vëllait binjak që i shkoi në vizitë

Kronikë e zezë

Arratiset nga burgu i sigurisë së lartë, pasi e drogoi dhe ia vodhi rrobat vëllait binjak që i shkoi në vizitë

Më: 15 janar 2017 Në ora: 22:27
Burgu

Alexander Jeferson Delgado Herrera është arratisur nga burgu i sigurisë së lartë në Lima të Perusë, pasi është veshur me rrobat e të vëllait.

Vëllait binjak që i kishte shkuar për vizitë, 27-vjeçari i ka dhënë të pijë një lëng, në të cilin kishte hedhur drogë për ta vë në gjumë.

Ai  ia ka marrë rrebet Giancarlo Stevenit dhe i ka veshur, për të dalë qetë nga gjashtë dyer që mbrohen nga rojet.

Image
Giancarlo Steven që u mashtrua nga vëllai binjak

Rreth një orë pasi ka përfunduar vizita, autoritetet kanë vërejtur se diçka nuk është në rregull.

Me të shkuar në qelinë e tij, e kanë gjetur të vëllanë duke fjetur. Pasi e kanë zgjuar, ai nuk ka ditur se çfarë po ndodhte dhe se e vetmja gjë që mban mend është të ketë pirë lëng.

Krahasimi i shenjave të gishtërinjve, ka vërtetuar se ai nuk është Alexander i cili po vuante dënimin prej 15 vitesh burg, për vjedhje dhe sulm seksual.

Derisa gjendet në arrati, binjaku tij po hetohet nëse ka lidhje me rastin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat