Grabitje më armë në një farmaci në Prizren

Kronikë e zezë

Grabitje më armë në një farmaci në Prizren

Nga: A.M. Më: 16 janar 2017 Në ora: 10:14
Ilustrim

Policia e Kosovës ka raportuar se në rrugën “Jusuf Gërvalla”, në Prizren ka ndodhur një grabitje me armë rreth orës 21:07.

“Ankuesja femër K/Shqiptare derisa ishte duke punuar në një farmaci aty ka hyrë një i dyshuar i maskuar dhe duke kanosur viktimën me armë ka grabitur 400-500 € nga arka dhe më pas i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat