Dëmtohet ura mbi lumin Shkumbin

Kronikë e zezë

Dëmtohet ura mbi lumin Shkumbin

Më: 16 janar 2017 Në ora: 11:02
Ura mbi lumin Shkumbin

Ura mbi lumin Shkumbin që lidh njësinë administrative Polis me pjesën tjetër të Librazhdit është amortizuar, duke u kthyer në një problem serioz si për drejtuesit e automjeteve ashtu edhe për këmbësorët.

Ura e ndërtuar rreth viteve 2000 është lënë në mëshirë të fatit dhe muri mbrojtës i saj është thuajse jashtë funksionit. Kjo urë u shërben rreth 6 mijë banorëve dhe lënia e saj në harresë, duke mos investuar për mirëmbajtjen do të ishte fatale për banorët.

Dëmtimi i trotuarit në të dyja anët e urës dhe mungesa e ndriçimit e bëjnë qarkullimin mbi këtë urë të rrezikshëm si për automjetet edhe për kalimtarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat