Përleshje fizike për pronën, një i lënduar

Kronikë e zezë

Përleshje fizike për pronën, një i lënduar

Më: 16 janar 2017 Në ora: 11:16
Ilustrim

Dy persona janë arrestuar në fshatin Irzniq të Deçanit, pasi të njëjtit pas një kontesti pronësor janë përleshur fizikisht në mes veti. Njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri në ajër, kurse, i dyshuari i dytë e ka goditur atë me një shkop druri duke i shkaktuar lëndime në dorë dhe kokë.

Njësitë policore në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale kanë gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë dhe një fishek të armës së zjarrit.

Me urdhër të prokurorit njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje, kurse, i dyshuari i dytë është liruar në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat