Shkatërrohet banda e drogës në Greqi, arrestohen tre grekë dhe dy shqiptarë

Kronikë e zezë

Shkatërrohet banda e drogës në Greqi, arrestohen tre grekë dhe dy shqiptarë

Më: 16 janar 2017 Në ora: 17:43
Droga e konfiskuar

Antidroga greke ka shkatërruar një grup të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Sipas policisë greke, 5 anëtarë janë arrestuar, 3 grekë të moshave 26, 29 dhe 70 vjeç, si dhe 2 shqiptarë 36 dhe 42 vjeç.

Policia thotë se kishte informacione lidhur me aktivitetin e grupit kriminal dhe gjatë aksionit për goditjen e tij, dy shqiptarët e dyshuar tentuan të godasin një makinë të Antidrogës, duke rrezikuar agjentët dhe duke u përplasur me disa makina të parkuara anës rrugës.

Ndërkohë, në një magazinë të organizatës, në zonën Alimo të kryeqytetit helen, u zbulua sasia prej 68 kg kanabis, si dhe 17 celularë, 2.040 euro kesh, një makinë që shërbente për shpërndarjen e lëndës narkotike në sheshet e Athinës dhe një peshore elektronike.

Burime policore thanë se kjo organizatë shpërndante kanabis edhe në zonën e bregdetit dhe lokalet e natës. 5 të ndaluarit u dërguan në Gjykatën e Athinës, e cila vendosi t’i lërë në burg nën akuzen e trafikut ndërkombëtar të drogës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat