Furgoni përplaset me murin

Kronikë e zezë

Furgoni përplaset me murin

Më: 16 janar 2017 Në ora: 18:10
Furgoni i perplasur

Ngrica në rrugë ka bërë që një furgon pasagjerësh të përplaset me një mur. Aksidenti, fatmirësisht pa pasoja në njerëz ka ndodhur në orën 16:15, në aksin Peshkopi-Kukës, në vendin e quajtur “Pularia”.

Policia thotë se furgoni tip “Ford” , me targa AA 538 BG, i cili drejtohej nga një 50-vjeçar fillimisht ka goditur një tjetër furdon me targa DI 5123 A. Në automjetin e dytë nuk kishte pasagjerë.

Më pas 50-vjeçari nuk ka mbajtur dot nën kontroll makinën dhe është përplasu me një mur rrethues, të një banese anës rrugës.

I plagosur ka mbetur vetëm drejtuesi 50-vjeçar, Sh.H, jashtë rrezikut për jetën. Policia thotë se veç ngricave dyshohet se 50-vjeçari ka bërë një parakalim të gabuar.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat