Djali humbi dje, babai i 10-vjecarit: Çfarë i ndodhi atij në shkollë

Kronikë e zezë

Djali humbi dje, babai i 10-vjecarit: Çfarë i ndodhi atij në shkollë

Më: 17 janar 2017 Në ora: 13:04
Nandi Meta

“Më duket sikur e kam jetë të dytë këtë”, thotë i lehtësuar se tashmë që gjithçka ka mbaruar babai i vogëlushit që humbi ditën e djeshme kontaktet me familjen

Shpëtim Meta rrëfen se djali i tij Nandi Meta, vetëm 10 vjeç ishte nisur për në shkollë me furgon dhe prej atij momenti s’e kishte parë më të birin. Me të zbritur në shkollën “4 Dëshmorët” në Tiranë , vogëlushi ka hyrë në klasë, rreth 15 minuta para se të niste mësimin dhe kur ka hapur çantën ka vënë re që i mungonte një libër.

Nga frika se mos mësuesja vinte dhe e gjente pa libër por dhe nga meraku që 10 vjeçari ka për shkollën, ka menduar të kthehet në shtëpi e ta marrë librin.

“S’donte që mësuesja ta gjente pa libër. Është një nxënës që e do shumë shkollën, shumë korrekt dhe i përgjegjshëm”, rrëfen babai i Nandit të vogël për Newsbomb.

10 vjeçari gjatë rrugës për të shkuar në shtëpi, është ngatërruar nëpër rrugica dhe ka humbur. Pas disa orësh atë e ka gjetur një zotëri nga Tirana, i cili ka rrëfyer se e ka marrë vogëlushin dhe e ka futur në një lokal ku i ka ofruar edhe një çaj për t’u ngrohur, pasi siç i ka rrëfyer familjes, vogëlushi kishte ngrirë. Nga lokali, zotëria bashkë me djalin kanë përshkruar sërish rrugën e shkollës së Nandit dhe aty rastësisht janë takuar me familjarët e vogëlushit që e kërkonin të shqetësuar.

“U them prindërve të kenë shumë kujdes dhe faleminderit të gjithëve që u angazhuat për gjetjen e tim biri. Nuk di si t’ju falenderoj por edhe t’ju kërkoj ndjesë për gjithë shqetësimin”, thotë i prekur babai i 10-vjeçarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat