Do priste lulet në ballkon, rrëzohet nga kati i shtatë

Kronikë e zezë

Do priste lulet në ballkon, rrëzohet nga kati i shtatë

Më: 17 janar 2017 Në ora: 14:43
Ilustrim

Një 65–vjeçar ka gjetur vdekjen ditën e hënë, pasi ra nga kati i shtatë i një pallati.

Ngjarja ndodhi sot rreth orës 13:00 në lagjen Nr.13, tek Shkëmbi i Kavajës.

Sipas policisë, 65–vjeçari me iniciale L.H. banues në Tiranë është rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Ai mësohet se ndodhej në banesën e motrës së tij dhe kishte hipur në një shkallë në ballkon për të prerë degët e pemëve dekorative të mbjella në vazo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat