Itali, kapen 5 milionë euro drogë, në pranga tre shqiptarë

Kronikë e zezë

Itali, kapen 5 milionë euro drogë, në pranga tre shqiptarë

Më: 17 janar 2017 Në ora: 16:34
Ilustrim

Tre shqiptarë kanë përfunduar në prangat e policisë italiane pasi akuzohen për zotërim të lëndëve narkotike me qëllim shitjen.

Më shumë se gjysmë ton drogë e llojit marijuanë, e vlerësuar rreth 5 milion euro, është sekuestruar nga “Guardia di Finanza” e Lodit.

Blutë vunë re një furgon dhe një makinë në hyrje të qytetit duke u vënë në ndjekje të tyre.

Tre shqiptarë, janë arrestuar në flagrancë nën akuzën e zotërimit të lëndëve narkotike me qëllim shitjen.

Shqiptarët e vënë në pranga janë: L.A. 39-vjeç, me banim në Treviglio P.A. 33-vjeç, pa një vendbanim fiks në Itali dhe M.F. 28 vjeç , me banim në Cologno al Serio.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat