Vrasja në vlorë, arrestohet i dyti i vëllezërve Merkaj

Kronikë e zezë

Vrasja në vlorë, arrestohet i dyti i vëllezërve Merkaj

Më: 17 janar 2017 Në ora: 18:44
Ilustrim

Policia e Vlorës ka vënë në pranga pas disa orë kërkimesh shtetasin Novruz Merkaj, njëri prej vëllezërve që në konflikt e sipër vranë shtetasin Armand Rrapaj.

Ngjarja ndodhi gjatë paradites në lagjen “Partizani” të qytetit bregdetar. Vëllai tjetër, Klevis Merkaj u arrestua menjëherë nga policia. 

Nga hetimet paraprake, policia dyshon se shkak i konfliktit është bërë një lidhje krushqie mes vrasësve dhe viktimës. 

Vlorë, sherr mes tre personave, vritet 22-vjeçari

Një konflikt me mjete të forta mes tre personave është verifikuar mesditën e kësaj të marte në Vlorë, ku një prej tyre ka gjetur vdekjen.

Ngjarja ka ndodhur në një rrugicë të lagjes “Partizani”, mes vëllezërve Klevis dhe Novruz Merkaj dhe shtetasit Armand Rrapaj. 

Banorë të zonës kanë deklaruar se fillimisht kanë dëgjuar zërin e lartë të përdorur nga të rinjtë dhe më pas, kur kanë shkuar për të parë kanë gjetur 22-vjeçarin Rrapaj të shtrirë në tokë dhe të mbuluar me gjak. 

Banorët kanë lajmëruar policinë, e cila kur ka mbërritur në vendngjarje ka bërë shoqërimin e Rrapaj në spital, ku ai ka ndërruar jetë pak momente më vonë. 

Ndërkohë, blutë kanë vënë në pranga njërin nga vëllezërit, Klevis Merkaj, 27 vjeç, ndërsa kanë shpallur në kërkim Novruz Merkajn, 20 vjeç. 

Ndërkohë, në ambjentet e spitalit rajonal të Vlorës është vënë re një prani e theksuar e familjarëve nga të dyja palët e përfshira në konflikt, pasi sipas policisë së Vlorës mes familjeve Rrapaj dhe Merkaj ka lidhje krushqie. 

Dy vëllezërit Merkaj janë martuar me dy kushërirat e viktimës dhe sipas policisë, kjo dyshohet të jetë edhe zanafilla e konfliktit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat