Arrestohet babai, dhunoi e kreu vepra të turpshme me vajzën e mitur

Kronikë e zezë

Arrestohet babai, dhunoi e kreu vepra të turpshme me vajzën e mitur

Më: 18 janar 2017 Në ora: 10:31
Policia shqiptare duke arrestuar një të dyshuar, foto arkiv

Një burrë është vënë në pranga nga policia pasi ka kryer vepra të turpshme dhe ka dhunuar vajzën e tij vetëm 13 vjeçe. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Durrës.

Burime nga policia e qytetit bregdetar kanë bërë të ditur se në orën 23:45, kanë arrestuar në flagrancë Qemal Lushin, 57 vjeç, sepse ka kryer vepra të turpshme dhe ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj vajzës 13 vjeçe me inicialet L. Lushi.

Por gjatë kontrollit në banesë atij i është gjetur edhe një pistoletë e modifikuar me 4 fishekë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat