Kapen monedha të falsifikuara në një bankë në Gjakovë

Kronikë e zezë

Kapen monedha të falsifikuara në një bankë në Gjakovë

Më: 18 janar 2017 Në ora: 11:03
Ilustrim

"Ankuesja femër punëtore në një bankë ka raportuar se i dyshuari mashkull derisa ishte deponuar një shumë të hollash prej 1250€ (25x50) gjatë numërimit dhe verifikimit përmes aparatit dyshohet se mund të jenë të falsifikuara", bën të ditur Policia e Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur në Gjakovë, derisa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konfiskuar paratë e dyshuara.

Siç njofton policia, lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt. /BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat