Gjendet një i vdekur në Shkup, me plagë në kokë

Kronikë e zezë

Gjendet një i vdekur në Shkup, me plagë në kokë

Më: 18 janar 2017 Në ora: 15:20
Ilustrim

Një person i vdekur, me plagë në kokë është gjetur gjatë ditës së djeshme në Shkup, tek qarkorja e Shkupit, pranë një makine. Pranë trupit ka patur edhe një armë zjarri.

Sipas të dhënave zyrtare të policisë të cilët kanë dalë në terren për të kryer ekspertizë, bëhet fjalë për personin Z. Xh, 42 vjeçar, nga Shkupi. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe një prokurorë publik, i cili ka urdhëruar që të bëhet obduksioni i trupit të vdekur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat