Kapet një zyrtar duke tentuar të fus drogë në Dubravë

Kronikë e zezë

Kapet një zyrtar duke tentuar të fus drogë në Dubravë

Më: 18 janar 2017 Në ora: 20:12
Ilustrim

Shërbimi Korrektues i Kosovës respektivisht Departamenti për Siguri, pas një plani operacional, sot ka arritur që të parandalojë futjen e narkotikëve në Qendrën Korrektuese në Dubravë.

“Ky operacion është shtrirë në dy lokacione, në hyrjen kryesore të Qendrës Korrektuese të Dubravës, si dhe në hyrje të Sallës së Vizitave.  Me këtë rast është ndaluar zyrtari M.GJ, punonjës i Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (me detyrë në Shkollën e Qendrës Korrektuese Dubravë). Gjatë kontrollimit të vizitorit  M.H. është gjetur lëndë narkotike e fshehur në gjëra ushqimore. Ky dhe veprimet tjera janë duke u ndërmarrë me qëllim të luftimit të kontrabandës dhe sfidave të tjera. Për rastin dhe për veprime të mëtejme, menjëherë është njoftuar Policia e Kosovës respektivisht Drejtoria Kundër Drogës”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat