Dy hajdutë futen për të vjedhur në një shtëpi, por kapen mat

Kronikë e zezë

Dy hajdutë futen për të vjedhur në një shtëpi, por kapen mat

Më: 19 janar 2017 Në ora: 10:26
Ilustrim

Policia e Shkodrës ka prangosur dy hajdutë pasi kanë tentuar të vjedhin një shtëpi.

Mësohet se janë arrestuar Luigj Staka, 29 vjeç, dhe Kristjan Arra, 25 vjeç, të dy banues në Shkodër.

Policia bën me dije se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar të vjedhin banesën e I.Zh. banues në Shkodër.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Vjedhja në bashkëpunim e mbetur në tentativë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat