E sulmon me shkop druri bashkëvendasin, arrestohet

Kronikë e zezë

E sulmon me shkop druri bashkëvendasin, arrestohet

Më: 19 janar 2017 Në ora: 11:01
Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar dje një person në fshatin Banjë, i cili pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar një person tjetër me shkop druri.

Pas kësaj viktima është dërguar për tretman mjekësor pasi që ka marrë lëndime trupore, por prapë i dyshuari me veturën e tij e ka goditur veturën me të cilën viktima po dërgohej në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë.

 Pas marrjes së ndihmës së parë viktima është dërguar në QKU për tretman të mëtutjeshëm. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat